Pronarët e kiosqeve të Prishtinës sërish po protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Ata po kundërshtojnë kriteret e vëna nga komuna, duke konsideruar se ato janë diskriminuese dhe të papërballueshme për ta.
Në shpalljen e re për dhënien në shfrytëzim të kioskave, Komuna ka vendosur që ato t’i jap për ofertues të cilët në tri vjetët e fundit kanë pasur qarkullim prej 5 milionë euro.
Ata që duan të bëhen pronar të tyre, gjithashtu duhet të kenë një rrjet tregtar prej më së paku 5 marketeve të shitjes me pakicë në territorin e Prishtinës.
E këto kritere sipas shfrytëzuesve janë diskriminuese dhe si të tilla janë të papranueshme për ta.
Prandaj at kërkojnë nga asambleja komunale e Prishtinës që të votojnë më shumicë të votave që shfrytëzuesve aktual t’u vazhdohet e drejta e shfrytëzimi te hapësirës nga 10 deri ne 40 vjet.