Pekini ka mohuar se i ka dhënë armë vdekjeprurëse ndonjërës palë në luftën në Ukrainë, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se ka “informacione” se Kina po e furnizon me armë Rusinë.
“Pala kineze asnjëherë nuk ka ofruar armë vdekjeprurëse për ndonjërën palë në konflikt dhe në mënyrë të rreptë kontrollon mjetet me përdorim të dyfishtë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian më 18 prill.
Zelensky nuk dha detaje për akuzat e tij ndaj Kinës, por vetëm tha se Kievi është “i gatshëm” që të bisedojë në detaje për këto pretendime.
Javën e kaluar, presidenti ukrainas tha se Kievi e di se të paktën 155 shtetas kinezë janë dislokuar për të ndihmuar Moskën në luftën kundër Ukrainës dhe pretendoi se ushtria ukrainase ka kapur dy ushtarë kinezë në rajonin lindor të Donjeckut.
Pekini ka mohuar se i ka dhënë armë vdekjeprurëse ndonjërës palë në luftën në Ukrainë, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se ka “informacione” se Kina po e furnizon me armë Rusinë.
“Pala kineze asnjëherë nuk ka ofruar armë vdekjeprurëse për ndonjërën palë në konflikt dhe në mënyrë të rreptë kontrollon mjetet me përdorim të dyfishtë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian më 18 prill.
Zelensky nuk dha detaje për akuzat e tij ndaj Kinës, por vetëm tha se Kievi është “i gatshëm” që të bisedojë në detaje për këto pretendime.
Javën e kaluar, presidenti ukrainas tha se Kievi e di se të paktën 155 shtetas kinezë janë dislokuar për të ndihmuar Moskën në luftën kundër Ukrainës dhe pretendoi se ushtria ukrainase ka kapur dy ushtarë kinezë në rajonin lindor të Donjeckut./REL/