Kina gjen medikamentin kundër virusit: Nuk do kemi nevojë për vaksinë

Kina po punon mbi një medikament për të cilin thotë se mund të ndalë pandeminë e koronavirusit, pa pasur nevojë për një vaksinë.

Sipas shkencëtarëve medikamenti në fjalë shkurton kohën e rimëkëmbjes së personave infektuar, por krijon dhe imunitet për një periudhë afatshkurtër.

Testimet po kryhen në universitetin e Pekinit dhe medikamenti që është testuar me sukses te kafshët do të jetë gati për përdorim këtë vit

“Ekipi im po punon natë e ditë. Ne injektuam antitrupat neutralizues te minjtë e infektuar dhe pamë se brenda 5 ditësh pati një ulje të konsiderueshme të ngarkesës virale. Ne do të mundemi të ndalim pandeminë me këtë medikament të fuqishëm pa pasur nevojë për një vaksinë” tha dejtori i qendrës së kërkimeve të avancuara për gjenet, profesori Sunney Xie.

Aktualisht, Kina po punon mbi 5 vaksina potenciale ndaj virusit, të cilat aktualisht janë në fazë testimi te njerëzit, bëri me dije një zyrtar i Shëndetësisë javën e shkuar./Opinion.al