Kina e godet SHBA-në me tarifa, Trump: Ajo është në panik

Donald Trump ka deklaruar se Kina “ka luajtur gabim” duke i kundërpërgjigjur SHBA-së me tarifa shtesë.

Bëhet e ditur se Pekini iu përgjigj tarifës prej 34% të Trump me taksën e vet me të njëjtën përqindje për importet amerikane.

Ministria e financave e Kinës tha se tarifat e SHBA-së për produktet kineze “nuk janë në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare”.

Dhe masën e Kinës e komentoi Trump në Truth Social.

“Kina ka luajtur gabim”, tha Trump.

“Ajo u panikua”, shtoi presidenti amerikan.