Kina të enjten do të lançojë katër satelitë të eksperimenteve teknologjike në hapësirë, njoftuan media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raketa mbajtëse e satelit, Long March 2D, u lançua në hapësirë nga Qendra e Lançimit Satelitor Xichang rreth orës 05:07 sipas orës lokale (21:07 sipas kohës të Evropës Qendrore të mërkurën), njoftoi rrjetit televiziv kinez CGTN.
Satelitet, të quajtur C, D, E dhe F, do të kryejnë eksperimente të teknologjisë së vëzhgimit të tokës.
Sipas transmetuesit, studiuesit zbuluan se satelitët hynë pa probleme në orbitën e tyre të synuar dhe “misioni ishte i suksesshëm”.
Ky është misioni i 326 i fluturimit në hapësirë i serisë së anijeve kozmike të lançimit Long March.
Shtatorin e kaluar, Kina lançoi satelitin Yunhai-1 02 për të “zbuluar mjedisin atmosferik dhe detar dhe mjedisin hapësinor, si dhe kontrollin e katastrofave dhe eksperimentet e tjera shkencore”, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua.