Kapiteni i Gjermanisë, Joshua Kimmich, foli pas fitores së thellë kundër Sllovakisë: “E dija që do të fitonim nëse luanim në nivelin tonë më të mirë. Trajneri na përgatiti në mënyrë perfekte dhe ne i zbatuam detyrat e ngarkuara. Në fund të fundit ishte një performancë e nivelit të lartë. Të gjithë donin të bënin ndryshimin sot, ishte një ndeshje kualifikuese për Botërorin. Jam i kënaqur me mënyrën se si fituam”.
Me këtë rezultat, numri i kombëtareve të kualifikuara për Botërorin 2026 shkon në 34. Ende mbeten 14 vende bosh, 5 prej të cilave do të përcaktohen të martën nga kualifikueset europiane, plus 3 të tjera nga CONCACAF. 6 kombëtaret e fundit do të dalin në mars nga “play off”-et; 4 nga Europa dhe 2 ndër-konfederative.
Kombëtaret e kualifikuara në Botërorin 2026:
Vendet nikoqire (3): Kanada, Meksikë, Shtetet e Bashkuara
Afrika (9): Algjeri, Kepi i Verdhë, Bregu i Fildishtë, Egjipt, Gana, Marok, Senegal, Afrika e Jugut, Tunizi
Azia (8): Arabia Saudite, Australi, Koreja e Jugut, Japonia, Jordania, Irani, Katar, Uzbekistani
Europa (7): Kroacia, Franca, Gjermania, Anglia, Holanda, Norvegjia, Portugalia
Oqeanía (1): Zelanda e Re
Amerika e Jugut (6): Argjentina, Brazili, Kolumbia, Ekuadori, Paragvaji, Uruguai
16 kombëtare europiane janë tashmë të sigurta në “play off”-et e marsit, të ndara në 4 vazo, para shortit të 20 nëntorit, mes tyre Shqipëria dhe Kosova, por edhe Italia, Turqia, Ukraina, Polonia, Skocia, Republika Çeke, Sllovakia, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Uellsi, Suedia, Rumania, Irlanda e Veriut.
The post Kimmich, pas fitores 6-0 ndaj Sllovakisë: Kemi treguar nivelin tonë më të mirë appeared first on Telesport.











