Kim Kardashian zhytet në ujë me një fustan historik McQueen, ndërsa Khloe e quan “të çuditshme” për fotografitë natën

Kim Kardashian ka tërhequr sërish vëmendjen me një fotosesion të ri, ku shihet duke u zhytur në oqean me një fustan vintage Alexander McQueen nga koleksioni pranverë/verë 2003.

Ylli 45-vjeçar ndau disa fotografi nga momenti i realizuar natën, duke pozuar në ujë me veshjen ikonike të modës.

Ndërsa fansat u mahnitën nga pamjet, motra e saj Khloe e komentoi postimin duke e quajtur Kim-in “të çuditshme” për faktin që hyri në det në errësirë, duke e pyetur nëse ishte mire, shkruan DailyMail.

Fustani historik, pjesë e linjës së famshme Irere, është një nga vetëm dy të prodhuar ndonjëherë.

Kim e ka veshur edhe më parë, në Vanity Fair Oscar Party 2020, pasi fustani iu ble nga Kanye West.

Ky postim vjen pas kritikave që Kim mori më herët për veshjen e fustanit të Marilyn Monroe në Met Gala 2022, ku u akuzua se e dëmtoi veshjen ikonike dhe pranoi se humbi 7 kg brenda tre javëve vetëm për t’u futur në të. /Telegrafi/