Kim Kardashian shfaq linjat e tonifikuara në një fustan të zi, ndërsa feston me shoqet e reja Naomi Watts dhe Sarah Paulson

Kim Kardashian u shfaq në formën më të mirë të saj të martën, teksa doli në publik së bashku me aktorët e tjerë të “All’s Fair” për të promovuar serialin e ri në New York City.

Ylli 45-vjeçar i reality-show, tashmë edhe aktore, mahniti me një crop-top lejla me prerje të theksuar dhe detaje prej peliçe, ndërsa u shfaq në Midtown Manhattan në mbrëmje. Me të ishin edhe yje të tjerë të serialit “All’s Fair”, si Naomi Watts, Sarah Paulson dhe Niecy Nash-Betts, shkruan DailyMail.

Katërshja u shoqërua edhe nga bashkë-krijuesi i serialit, Ryan Murphy – emri i njohur pas shumë prodhimeve të suksesshme si GleeAmerican Horror StoryNip/TuckAmerican Crime StoryMonster dhe 9-1-1.

Më herët gjatë ditës, Kardashian u shfaq në Good Morning America, ku dha një përditësim për aneurizmën e trurit që kishte pësuar – një lajm i bërë publik për herë të parë në episodet e “The Kardashians”.

Megjithatë, asgjë nga ajo temë e rëndë nuk u reflektua gjatë daljes së saj të mbrëmjes, ku ajo zgjodhi një veshje tërheqëse me crop-top sateni ngjyrë livando që theksonte dekoltenë e saj.

Pjesa e sipërme kishte shtresa të kryqëzuara pëlhure dhe në shpatulla mbyllej me një shirit të trashë peliçe në ngjyrë bezhë e portokalli.

Veshja i nxirrte në pah belin e sheshtë, ndërsa ajo e kishte kombinuar me një minifund kafe me pala të theksuara në pjesën e përparme. Pamjen e plotësoi me taka elegante ngjyrë kafe dhe flokët e zinj i kishte të kapur në një topuz të rregullt me ndarje në mes.

Jashtë ndërtesës, Kim u pa duke buzëqeshur ndërsa takohej me koleget e saj të “All’s Fair”.

Naomi Watts dukej elegante me një fustan të zi “off-shoulder” dhe taka të përshtatshme, ndërsa flokët blond i kishte në një bob me onde të lehta që i kornizonin syzet e zeza me formë këndore.

Sarah Paulson zgjodhi një kostum bezhë me xhaketë pa jakë dhe pantallona të gjera, duke krijuar kontrast me veshjet e kolegeve të saj.

Ndërkohë, Niecy Nash tërhoqi vëmendjen me një fustan lëkure të zi dhe një bluzë të bardhë me kapuç, ku vinin në pah balluket e saj të stilizuara me kujdes.

Të katërta pozonin së bashku me Ryan Murphy-n, i cili kishte zgjedhur një veshje krejtësisht të zezë me çizme lëkure.

Më herët gjatë ditës, Kardashian ishte fotografuar në lagjen SoHo me një fustan të zi me prerje te shpatullat dhe me detaje peliçe. CEO e SKIMS tregoi linjat e saj të punuara në fustanin e ngushtë, të cilin e shoqëroi me çorape të errëta dhe taka të larta të zgjedhura nga stilistja Soki Mak.

Flokët i ishin stiluar në një topuz kaçurrel nga Matt Benns, ndërsa makeup artisti Ariel Tejada i kishte theksuar tiparet me konturim të plotë përpara se Kim të pozonte në rrugë me fansat në New York.

Disa orë më parë, Kardashian ishte shfaqur në ABC The View së bashku me Niecy Nash dhe Teyana Taylor, ku ajo u kërkoi ndjekësve lutje për provimin e Shtetit të Kalifornisë për avokati.

“Duhet ende ta kaloj provimin e Bar-it. Për një javë marrim vesh. Lutuni për mua. A mund të thoni të gjithë një lutje për mua? Ju lutem!”, kërkoi Kim.

Më 21 maj, Kardashian përfundoi programin “Law Office Study Program” në Kaliforni, katër vjet pasi kaloi provimin paraprak të quajtur “baby bar” në vitin 2021 — një test që e kishte dështuar tre herë më parë. /Telegrafi/