Kim Kardashian kritikohet për mburrjen me dy çanta Hermes me vlerë mbi 215 mijë euro

Kim Kardashian është kritikuar ashpër në rrjetet sociale pasi u mburr në TikTok me dy çanta Hermes me vlerë mbi rreth 187 mijë euro, të cilat i mori si dhuratë për 45-vjetorin gjatë qëndrimit në Paris.

Në video, Kim tregon fillimisht një çantë të rrallë Hermes Birkin prej lëkure krokodili të kuq, e dizajnuar nga Jean Paul Gaultier, që thuhet se kushton deri në rreth 187 mijë euro.

Ajo sqaroi se e kishte në listën e dëshirave, por e kishte blerë më parë nëna e saj Kris Jenner… për Kylie Jenner-in, shkruan DailyMail.

Reagimi i Kim ndaj këtij fakti u konsiderua mosmirënjohës nga ndjekësit, të cilët e quajtën “të llastuar” dhe “jashtë realitetit”.

Kris i dhuroi gjithashtu një çantë tjetër Hermes Kelly Cut rreth 28 mijë euro, por edhe aty Kim tregoi pakënaqësi, duke rikujtuar një herë tjetër kur ishte “shndërruar në përbindësh nga inati” që çanta e saj e ëndërruar përfundoi tek Kylie.

Ndërkohë, festa e ditëlindjes së Kim u mbajt në klubin kabare Crazy Horse në Paris, ku ajo shkëlqeu me një fustan të modës së lartë Givenchy nga koleksioni i vitit 1997.

Më herët ajo u festua edhe në Londër nga fotografi i modës, Mert Alas.