Doarsa Kica-Xhelili, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës referuar raportimit të tre ekspertëve të politikës së jashtme në Komitetin për Politikë të Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkura, tha se Albin Kurti i Vetëvendosjes “u aprovua njëzëri si pengues” i marrëdhënieve Kosovë – ShBA.
“Kurti si pengues në sytë e Kongresit 🇺🇸. Në mbledhje të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA, ku u konfirmua domosdoshmëria që Kosova të anëtarësohet në NATO, që Serbia ende është në agjendat pro-ruse, dhe që duhet një hetim amerikan mbi Banjskën, u aprovua njëzëri edhe Kurti si pengues i marrëdhënieve me SHBA-të. Dëgjojeni vet momentin kur Kongresmeni Keith Self i drejtohet ekspertëve Edward Joseph, Luke Coffey dhe Max Primorac me pyetjen nëse e shohin Kurtin si pengesë”, tha ajo.











