Doarsa Kica-Xhelili e LDK-së, ka reaguar pasi anëtarë të Vetëvendosjes po e akuzojnë LDK-në, për faktin se PZAP ndaloi absurditetin e lejimit te votimit jashtë Kosovës nëprër restorante e kulte religjioze.
PZAP e ktheu ligjshmërinë, që votimet të bëhet nëpër institucione të Republikës.
Kica-Xhelili është shprehur se mërgata do të votoj masovikisht, por jo nëpër ristorante militantësh aty ku mund të keqpërdoret vullneti i tyre.
E plotë:
Imagjinoni, gjithë kjo zhurmë e VV-së, veç pse PZAP nuk i la që:
1. Përveç ambasadave e konsulatave, të votohet nëpër restorane e lokale militantësh, pa kurrfarë sigurie.
2. Të dërgohen fletëvotimet me e-mail (e pastaj ata t’i printojnë me dhjetëra e t’i mbushin para televizioneve sikurse kemi pasur raste që sot trajtohen nga prokuroria), por fletëvotimi t’i shkoj direkt në adresë nga shteti.
Kur jemi te manipulimet me vota, që thojnë, “mos e vet se t’kallxon vet”.
O, mërgata do të votojë MASOVIKISHT, sikurse ka bërë gjithmonë. Disa do të vijnë, disa në ambasada e disa me postë. Por harrojeni që do t’ua lëmë juve mundësinë t’i fabrikoni e kontrabandoni votat e tyre, sikurse dukshëm paskeni bërë deri tani.











