Kica-Xhelili: E di që sot ka dhimbje, por LDK nuk është ndalur për beteja afatshkurtra

Kandidatja e LDK-së për deputete, njëherësh nënkryetare e partisë, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare të KQZ-së nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Nga këto rezultate, LDK del e treta me 13,68% të votave, tani kur janë numëruar 97,97% e votave.

Kica-Xhelili tha se ndonëse sot ka dhimbje, “beteja për shtetin nuk fillon e as nuk mbaron me një rezultat zgjedhor”.

Ajo shtoi se LDK-ja “as nuk ka lindur, as nuk është ndalur për beteja afatshkurtra. Është e përhershme, sikurse Republika që ka ndërtuar”.

“Faleminderit atyre që na besuan dhe na mbajnë të fortë. Faleminderit edhe atyre që na dhanë shkas për reflektim. Arsyeja për të qëndruar bashkë nuk ka ndryshuar. Kokën lart”, shkroi Kica-Xhelili.