Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, tashmë prindër të një vajze të quajtur Luna Mari, po shijojnë plot dashuri rolin e tyre si familje.
Pak orë më parë, Kiara ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël dhe të ngrohtë familjar, shkruan “Kosovarja”.
Në postim, moderatorja shihet e lumtur pranë Luizit dhe vajzës së tyre, duke reflektuar qetësi, dashuri dhe përmbushje në jetën personale.
Me këtë postim, Kiara ka prekur zemrat e ndjekësve, të cilët kanë vërshuar me komente. Çifti që prej daljes nga ‘Big Brother VIP Albania’, vazhdon të mbetet një nga më të dashurit për publikun.