Pas vite të tëra spekulimesh dhe analizash publike, Khloe Kardashian ka vendosur më në fund të japë një përgjigje të qartë për çdo ndërhyrje kirurgjikale dhe kozmetike që ka bërë.
Ky reagim vjen pas një videoje të postuar nga mjeku estetik britanik Dr. Jonny Betteridge, i cili analizoi paraqitjen e Khloe-s në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, duke e cilësuar transformimin e saj si “dramatik”.
Betteridge, themelues i JB Aesthetics në Londër, listoi procedura që sipas tij përfshijnë një ngritje të fytyrës dhe qafës, rinoplastikë, mbushës të buzëve, implant në mjekër, ngritje vetullash dhe blefaroplastikë të sipërme, shkruan DailyMail.
Ai theksoi se pamja e saj e re kishte ndryshuar ndjeshëm dhe paraqiste “shenja të qarta” të ndërhyrjeve kirurgjikale.
Përballë gjithë kësaj vëmendjeje, Khloe reagoi drejtpërdrejt në komente duke konfirmuar disa procedura dhe duke mohuar të tjera.
Ajo sqaroi se ka bërë operacion në hundë me Dr. Raj Kanodia, si dhe ka përdorur botoks, mbushës të mëparshëm (të cilët nuk i përdor më), fije kolagjeni për nënmjekër dhe qafë, si dhe trajtime të rregullta me peptide, vitamina dhe kujdes të përditshëm për lëkurën.
Khloe pranoi gjithashtu humbjen graduale të peshës prej 44 kilogramësh si një faktor kryesor në ndryshimin e saj.
“E marr këtë si një kompliment të shkëlqyer! Kam qenë gjithmonë e hapur për atë që kam bërë”, shkroi ajo, duke shtuar me ironi se fotot e krahasuara janë mbi 15 vjet larg njëra-tjetrës.
Khloe bëri të qartë se, pavarësisht spekulimeve, gjithçka që ka bërë është dokumentuar dhe kryer me vetëdije dhe kujdes.
Në një kohë kur figura publike shpesh përballen me kritika për transformime fizike, Khloe Kardashian duket se ka zgjedhur transparencën si mënyrën më të mirë për t’iu përgjigjur zërave të jashtëm. /Telegrafi/