Derbi i Italisë nuk pushon kurrë, as në Krishtlindje. Këtë e ka rikthyer në skenë Khephren Thuram, protagonist i një videoje festive për DAZN. I pyetur rreth dhuratave për shokët e skuadrës, mesfushori i Juventusit rezervoi batutën më pikante për vëllain e tij, Marcus Thuram, sulmues i Interit: “Çfarë i dhuroj Marcusit? Një fanellë të bukur të Juves me shkrimin ‘Thuram 19’.
Një provokim vëllazëror që e zhvendos rivalitetin nga fusha në shtëpi. Ndërkohë, Juventusi flet seriozisht për të tashmen. Zërat për një shkëmbim të mundshëm me Frattesin u hodhën poshtë nga Giorgio Chiellini para ndeshjes me Bologn: “Një gjë është e sigurt; Thuram është dhe do të mbetet lojtar i Juventusit. Nuk duam të heqim dorë prej tij, përkundrazi, me të duam të ndërtojmë të ardhmen”.
Sa iu përket dhuratave për dhomën e zhveshjes: “Për Di Gregorio një altoparlant muzike; për Cambiaso një brisk që të rregullojë mjekrën; biletë për Dubai për Kalulu; shkop golfi për McKennie”. Ndërsa për Yildiz: “Ai kërkon, unë ofroj”.
The post Khephren Thuram ngacmon vëllain Marcus: “Për Krishtlindje i dhuroj fanellën e Juves” appeared first on Telesport.













