KFOR ndan medalje për ushtarët nga Italia, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut në Pejë

KFOR ka njoftuar se komandanti i Komandës Rajonale Perëndim kolonel Francesco Errico, ka udhëhequr ceremoninë e dhënies së medaljeve për kontingjentet nga Italia, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut,

Në njoftimin e KFOR bëhet e ditur se ceremonia është zhvilluar në Pejë, në kampin Villaggio Italia.

‘‘Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga #NATO, Kolonel Francesco Errico, udhëhoqi Ceremoninë e Dhënies së Medaljeve për kontingjentet nga Italia 🇮🇹🇮🇹, Kroacia 🇭🇷🇭🇷 dhe Maqedonia e Veriut 🇲🇰🇲🇰, e mbajtur në Kampin Villaggio Italia në Pejë’’, ka njoftuar KFOR.