Ushtarët nga Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, zhvilluan stërvitje të Betejës së Afërme (CQB).
Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja e rregullt ndihmon në ruajtjen e niveleve të larta të gatishmërisë operacionale, duke mundësuar që trupat të përgjigjen me shpejtësi dhe efektivitet ndaj sfidave të mundshme, transmeton Klankosova.tv.
“Stërvitje të tilla nënvizojnë bashkëpunimin dhe ndërveprimin e fortë ndërmjet personelit, duke mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt në të gjithë Kosovën”, thuhet në njoftim.









