Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka kryesuar ceremoninë e Ditës Kombëtare të Kanadasë në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë.
“E njohur si Dita e Kanadasë, 1 Korriku shënon 158-vjetorin e Aktit Kushtetues, i cili bashkoi disa territore në një komb të vetëm. Duke përkujtuar themelimin e vendit, kjo ditë feston unitetin, vlerat dhe identitetin kombëtar që vazhdojnë të përcaktojnë Kanadanë edhe sot”, thotë KFOR-i në njoftimin për këtë ceremoni.
Në fjalimin e tij, komandanti i KFOR-it, ka shprehur vlerësimin për ushtarët kanadezë për angazhimin e tyre, siç tha ai, të palëkundur ndaj misionit të KFOR-it dhe kontributin e tyre për paqen dhe stabilitetin në Kosovë.
“ Ai theksoi profesionalizmin e tyre dhe vlerësoi përpjekjet e tyre të vazhdueshme në mbështetjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e misionit të KFOR-it.
The post KFOR-i në Kosovë me ceremoni për Ditën Kombëtare të Kanadasë appeared first on Kosovapost.net.