KFOR-i kroat patrullon në komunën e Prizrenit (FOTO)

Ushtarët kroatë të Komandës Rajonale Perëndim të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar patrullime në komunën e Prizrenit.

Patrullimi është një nga aktivitetet kryesore të ushtarëve të KFOR-it, thuhet në njoftimin e lëshuar, transmeton klankosova.tv.

”Ai përfaqëson një përpjekje të vazhdueshme që reflekton parimet e transparencës dhe paanshmërisë, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në zonë, në përputhje me objektivat e misionit”, theksohet ndër tjera.