Ushtarët e KFOR-it të dislokuar në Komandën Rajonale Perëndim kanë zhvilluar një stërvitje me helikopterë me qëllim përmirësimin e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërmjet ekuipazheve dhe trupave tokësore në kampin “Villaggio Italia” në Pejë, ka njoftuar KFOR-i, transmeton Paparaci.
Stërvitjet janë përqendruar në transportin e personelit, evakuimin mjekësor dhe skenarë emergjentë, me çka personeli i KFOR-it ruan ndërgjegjësimin për situatën, gjë që pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i edhe në këtë njoftim theksoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij me qëllim që të kontribuojë në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Ata rikujtuan se punojnë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin EULEX./Paparaci.com











