Ushtarët italian të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje intensive në helikopter me mjete kundër trazirave.
Ky trajnim specifik, sipas KFOR-it, i lejoi ushtarët e përfshirë të përmirësonin teknikat e tyre për zbarkimin nga helikopteri me pajisje të plota të kontrollit të turmës dhe trazirave, në mënyrë që të ishin menjëherë operacionalë për objektivat që do të siguroheshin.
KFOR-i thotë se vazhdon të zbatojë mandatin, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë.