KFOR-i gjerman kryen stërvitje për zbulimin dhe shkatërrimin e dronëve

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje KFOR kanë kryer një trajnim të dedikuar që synonte përmirësimin e aftësisë së tyre për të zbuluar, ndjekur dhe neutralizuar dronët, një aftësi gjithnjë e më kritike në skenarin e sotëm të sigurisë.

Stërvitja u përqendrua në sistemin Wingman për të identifikuar dronët dhe për të gjurmuar operatorët e tyre, dhe në HP-47 për të kapur dhe çaktivizuar UAV-të.

Stërvitje të tilla rrisin aftësinë teknike individuale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit, punës në grup dhe përshtatshmërisë në përballimin e kërcënimeve ajrore në zhvillim.

Kjo ekspertizë unike zgjeron fushëveprimin e misionit të KFOR-it, duke rritur aftësinë e tij për t’u përballur me sfidat në rritje të sigurisë./KosovaPress