Ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policinë e Kosovës, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e gatishmërisë operacionale.
Stërvitja, e quajtur “Shpata e Artë 2025”, u konfirmua nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM). Sipas një njoftimi zyrtar, ushtrimi është fokusuar në ndërtimin e punës ekipore dhe koordinimin në situata sigurie.
“Siguria përmes punës ekipore – ushtarë shumëkombësh të KFOR-it u trajnuan me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës gjatë ushtrimit #GoldenSabre2025, duke rritur gatishmërinë për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë në Kosovë,” thuhet në njoftimin e EUCOM.










