Pas një takimi maratonik, që u përmbyll me rezultat të barabartë 1 me 1, përmes penaltive skuadra vendase Vushtrria fitoi me rezultat 6 me 5 ndaj Lirisë së Prizrenit, ka raportuar portali Veriu.info.
Fitoren skuadrës së Vushtrrisë i’a ka siguruar portieri Burim Sadiku i cili ka pritur gjuajtjen e Gashit të Lirisë. Në fakt kjo ishte penaltia e dytë që ai priti në fazën e ekzekutimit të penaltive.
Por më herët heroi i ndeshjes ishte edhe kapiteni Labinot Osmani, i cili në minutën e fundit të kohës së rregullt në minutën e 90 në një terren të rrëshqitshëm dhe me plotë baltë arriti të barazoj rezultatin 1:1. Osmani po ashtu ishte i parë që shumë suksesshëm realizoi edhe penaltia, duke shënuar dy gola shumë të rëndësishme për kualifikimin e Vushtrrisë në Kupën e Kosovës.