KF Feronikeli ka shkruar historinë me fitoren e mbrëmshme kundër kampionit të Gjibraltarit, FC Santa Coloma në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve.
Rrethi parakualifikues i Ligës së Kampionëve u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, të cilin kampioni i Kosovës në futboll e fitoi.
“Nikli” fitoi finalen e këtij rrethi me rezultat 2:1, duke përmbysur rezultatin pasi ishte në disavantazh. Madje, skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani fitoi këtë ndeshje me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit të Yll Hoxhës me kartonë të kuq.
Kundërshtari i rëdhës do të jetë kampioni i Uellsit, The New Saints FC. Kampioni uellsiane në vitet e fundit ka pësuar ndryshime të mëdha në skuadër, duke u dobësuar në kualitet të futbollistëve.
Sipas “Transfermarkt” Feronikeli ka vlerë më të madhe se sa skuadra uellsiane, shkruan Insporti.com.
Vlera e klubit nga Drenasi është 1.7 milionë euro, ndërsa vlera klubit uellsian është për 400 mijë euro më e vogël, 1.3 milionë euro, gjithnjë sipas “Transfermarkt”.
Futbollisti më i shtrenjtë i Feronikelit është portieri i talentuar, Florian Smakiqi i cili sipas “Transfermarkt” vlera e kartonit të tij kushton 200 mijë euro.
Ndërsa, sulmuesi i TNS, Grep Draper kushton 360 mijë euro në tregun e transfereve.
Drejtuesit e Feronikelit në krye me presidentin, Naser Ramaj janë duke punuar për të përforcuar skuadrën para ndeshjes së parë me TNS.
Ndeshja e Feronikelit kundër The New Saints do të zhvillohet më 9 korrik në Uells kurse ajo e kthimit më 16 apo 17 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.