Këto lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Pesë lagje të Prishtinës, pothuajse gjatë tërë ditës së sotme do të mbesin pa ujë të pijes.

Kjo pasi që Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të zhvillohen punime teknike në fabrikën e Badocit.

Lagjet që do të mbesin pa ujë nga ora 09:00-18:00 janë: Matiqani, Bregu i Diellit, Lagjja 28, Hajvalia dhe Veterniku.