Këto janë masat e reja të miratuara nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid 19

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë  janë miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Qeveria në unanimitet të plotë ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me këto masa.

Më poshtë keni listën e plotë të masave:

1. Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre me punë nga shtëpia (online), përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin.

2. Të mbyllen zyrat apo njësitë në të gjitha Institucionet publike, dhe biznese private ku ka raste pozitive.

3. Për personat me të cilën ka pasur kontakt personi tashme i konfirmuar me Covid -19 pozitiv, zbatohen protokollet në fuqi.

4. Kontaktet duhet të vet-izolohen për 14 ditë në shtëpi, dhe nuk duhet të kenë asnjë kontakt gjatë kësaj periudhe.

5. Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësore nëse shfaqin ndonjë simptomë (ethe, temperature, kollitje, vështirësi ne frymëmarrje ose diarre).

6. Të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre, mbikëqyren nga shtabet Komunale, kontrollohen nga inspektorati, QKMF dhe organet e rendit.

7. Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të vendosura nga IKSHPK.

8. Në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

9. Inspektoratet sanitare të AUV dhe inspektoratet komunale të zbatojnë ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa ne raste te mos zbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK.

10. Punëtoret shëndetësorë t’i përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së në përdorimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacienteve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.

11. Bartja e maskave të jetë obligative.

12. Institucionet që ofrojnë shërbime përmes sporteleve, janë të obliguara, si punonjës ashtu edhe palët të mbaje maske, të respektohet distanca prej 2 metra në pritje në radhe me mundësi të pritjes në hapësirat e jashtme sipas Manualit për luftimin e Covid-19.

13. Kontroll rigoroze e bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni.

14. Bartja e obliguar e maskës në transportin publik, taksive si të punonjësit ashtu edhe të udhëtarëve, të respektohet distanca prej 2 metra, ajrosja natyrale ( hapja e dritareve) dhe dezinfektimi i automjeteve se paku dy herë gjatë ditës.

15. Ndërpriten aktivitetet në sektorin e identifikuar të Institucioneve përkatëse te listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjik.

16. Bartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit ( zyrtaret policorë)

17. Ndalim i vizitave te familjarëve te pacientëve në institucionet shëndetësore ( lejohet vetëm një përcjellës sipas nevojës).

18. Reduktimi i operacioneve efektive ne institucionet shëndetësore.

19. Bartja e obligueshme e pajisjeve personale mbrojtëse në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private brenda dhe jashtë institucioneve.

20. Kontroll rigoroz e inspektoratit shëndetësor në institucionet shëndetësore.

21. Ndalohet grumbullimet në hapësirat e mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.

22. Kontroll i rreptë nga organet e inspektoratit dhe policisë për respektimin e distancës prej 2m dhe bartja e maskës në çdo hapësirë të mbyllur (zyra, qendrat tregtare, sportele) dhe te hapura ( gastronomia në tërësi)

23. Në veçanti veprimtarit tregtare ( makete, furra e bukës , barnatoret etj.) dhe gastronomia janë të obliguara të bartin maska dhe qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në përdorimin e dezinfektuesve.

24. Ceremonitë mortore të zhvillohen vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

25. Angazhohen organet përkatëse të mbikëqyrin zbatimin e këtyre masave.

26. Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së do përcjellin gjendjen dhe nëse rendohet situata, atëherë do të kërkohet kthimi i masave rigoroze të rekomanduara sipas OBSH-së.

27. Komunat të aktivizojnë plotësisht shtabet lokale.

28. Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpitë e pleqve