Lamine Yamal i çoi tifozët brenda dhomave të zhveshjes së Barcelonës pas fitores së Superkupës ndaj Real Madridit, duke regjistruar një video me telefonin e tij në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah. I entuziazmuar nga suksesi, ai nisi xhirimin pa e vënë re se portieri Szczesny po pinte një cigare. “Bukuria e transmetimit live” i luajti një rreng, duke e detyruar ta ndërpresë menjëherë videon.
Në pamjet, fillimisht “selfie” e më pas panoramike, shihen disa shokë ekipi duke u relaksuar, ndërsa në sfond shfaqet Szczesny duke folur me një anëtar të stafit, me një re tymi mbi kokë. Yamal e kuptoi menjëherë gafën dhe ndryshoi “kornizën”, duke pëshpëritur: “Këtë nuk mund ta regjistroj”.
Megjithatë ishte vonë; episodi u përhap shpejt dhe konfirmoi edhe një herë pasionin e portierit polak për cigaren, sjellje jo plotësisht në përputhje me rutinën e një sportisti të këtij niveli.
The post “Këtë s’mund ta filmoj”; gafa e Yamal me Szczesny, “live” nga dhomat e zhveshjes së Barcelonës appeared first on Telesport.










