Vitet ikin, mosha rritet, por Harry Kane mbetet ai i zakonshmi, një golashënues tipik. Sulmuesi anglez e ka nisur këtë sezon në mënyrën më fantastike të mundshme, duke shënuar 20 gola në 12 ndeshjet e para.
Me golin e shënuar mbrëmë ndaj Club Brugge, Harry Kane ka vendosur një rekord të jashtëzakonshëm, që nuk e kanë arritur dot as legjendat si Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.
“Opta” raporton se Harry Kane ka arritur kuotën e 20 golave në një sezon, me më pak ndeshje se gjithë të tjerët. Leo Messi-t i janë dashur 17 ndeshje për 20 golat e parë gjatë një sezoni. Cristiano Ronaldos i janë dashur 13 ndeshje për 20 golat e parë të sezonit.
Harry Kanë është lojtari i parë në histori në ligat kryesore të Europës që ka arritur këtë shifër.
The post Këtë rekord të Harry Kane e kanë zili të gjithë, nuk e kanë arritur as Messi me Ronaldon appeared first on Telesport.