Dominique Apollon ka tubuar mbi gjysmë milioni pëlqime në fotografinë e postuar të dorës së tij me flaster në të.
E keni idenë pse?
“Janë dashur 45 rrotullime rreth Diellit, por për herë të parë në jetë e di si është të kesh fashë (flaster) më ngjyrën e lëkurës. Në fotografinë e parë mezi edhe mund ta vëreni.
Vërtet mezi po i mbaj lotët”, ka shkruar Dominique, ndërsa fotografia e tij ka emocionuar shumë kënd.
Më vonë ai ka shtuar: “Nuk e kam ditur se ekzistojnë fasha të tilla, vetëm nuk kam pritur vërshimë të këtillë emocionesh në çastin kur e kam vënë dhe kur pashë se si përshtatet kaq mirë”.
Ai e ka paraqitur edhe dorën e tij me fashë të rëndomtë.