Një votë e vetme ka qenë jo rrallëherë FAT për kryetarë komunash në mbarë botën.
Edhe pse në zgjedhjet lokale në Kosovë nuk ka pasur ndonjë fitore në nivelin lokal për vetëm një votë, në disa vende edhe ka ndodhur, raporton Klankosova.tv
Në politikë shpesh thuhet se çdo votë ka rëndësi dhe në disa komuna, kjo shprehje është bërë realitet në kuptimin më të plotë të fjalës nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë, ku disa zgjedhje lokale kanë përfunduar me epilog dramatik.
Fitorja e një kandidati për kryetar komune me vetëm një votë dallim
Rasti i këtij viti është ai i Ivan Delija në Novi Golubovec në Kroavi, i cili mposhti kundërshtarin e tij Boris Tušek me vetëm 297 kundrejt 296 votave, transmeton Klankosova.tv
Edhe fitorja e Valentina Presečki në komunën Petrovsko në shtetin kroat, që kishte fituar me rezultat 559 me 558 vota, dëshmojnë se diferenca më e vogël e mundshme mund të përcaktojë drejtimin e një bashkie.
Po ashtu, në Bosnje e Hercegovinë, Gojko Šebez në Kupres triumfoi me 95 ndaj 94 votave, duke u bërë një tjetër shembull i qartë i fuqisë së një vote të vetme./Klankosova.tv
The post Këta janë kryetarët që fituan me vetëm një votë dallim appeared first on Klan Kosova.