Këta janë fermeret miq të Big Mamës, shihen bashkë në skenë

Big Mama duket se ka nisur bashkëpunimet në muzikë me tre fermerë të tjerë të Ferma Vip 2.

Ester Alushi, Ron Zaiti dhe Anduel Kovaci janë parë krah Big Mamës të ftuar në një lokal në Tetovë.

Duket se katërshja e fermerëve kanë ndarë skenën së bashku në një nga netët për publikun maqedonas. Përveç miqësisë të krijuar brenda Ferma Vip, ata janë parë shumë të afërt edhe në muzikë.

Duket se edhe për Ester Alushin muzika do të jetë pjesë e projekteve të saj të ardhshme. Gjatë qëndrimit në Fermë, u vu re zëri i veçantë i saj.

Nuk dihet nëse mes katër fermerëve do të ketë një bashkëpunim muzikor ose jo, por vihet re një miqësi e ngushtë mes tyre.