Këta janë dy të rinjtë, punonjës së ambasadës së Izraelit në SHBA që u vranë në Washington

Ambasada e Izraelit në SHBA ka ndarë foton e dy punonjësve të saj, të cilët u vranë si pasojë e të shtënave në Washington, duke i identifikuar ata si Yaron dhe Sarah.

Në një postim në X, ambasada thotë se çifti ishin “miqtë dhe kolegët tanë” dhe në “kulmin e jetës së tyre”.

“I gjithë stafi i ambasadës është zemërthyer dhe i shkatërruar nga vrasja e tyre”, shton ambasada.

“Asnjë fjalë nuk mund të shprehë thellësinë e pikëllimit dhe tmerrit tonë për këtë humbje shkatërruese. Zemrat tona janë me familjet e tyre dhe ambasada do të jetë pranë tyre gjatë kësaj kohe të tmerrshme.”

Yaron dhe Sarah do të fejoheshin së shpejti dhe djali sapo kishte blerë unazën për propozim për bashkëshorten e tij.