Kështu duket rezultati zgjedhor në Shqipëri, deri në këto momente

Si duket rezultati zgjedhor në Shqipëri, deri në këto momente?

Nga numërimi i 5,058 të kutive të votimit nga 5,225 qendra votimi, Partia Socialiste deri tani ka 732,829 vota ose 52%.

Pasohet nga Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 34.22% ose 480,816 vota.

Nisma Shqipëria e Bashkuar, deri tani ka 51,944 vota ose 3.70%.

Partia Socialdemokrate e Tomë Doshit, ka 46,902 vota ose 3,34 %.

Partia Mundësia, ka 42,92 vota deri tani ose 3.34%.

Përkthyer në mandate ose deputetë – nga numërimi i deritashëm i votive, Partia Socialiste ka 83 mandate, Partia Demokratike – Aleanca Shqipëria Madhështore ka 52 deputetë, Nisma Shqipëria e Bashkuar – 1 deputet, PSD e Tomë Doshit deri tani ka 3 deputetë, Mundësia një, Lëvizja Bashkë 1.