Michael Durkee, ish-këshilltar i Wesley Clark, ishte dëshmitari i gjashtë në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai gjatë ditës së sotme theksoi se nuk e ka lexuar aktakuzën ndaj krerëve të UÇK-së, dhe nuk e di për çka akuzohen ata.
“Jo nuk e kam lexuar”, tha shkurt Durkee në pyetjen e prokurores. Durkee tha se UÇK-ja nuk kishte struktur të organizuar mirë, dhe se komandantët e zonave kishin autonomi të madhe.
“Komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderushme dhe ekzistonte vullneti i tyre për të vepruar me kokën e tyre kur e konsideronin të përshtatshme”, tha më tutje Durkee.
“Pra, nuk kishte një zinxhir të konsoliduar komande në kuptimin e koordinimit të autoritetit të drejtpërdrejtë të komandës, siç e kuptojnë në ushtritë perëndimore”, tha ai.
I pyetur nëse Hashim Thaçi mund të ndalonte dhunën në atë kohë, ai e mohoi një gjë të tillë.
“Nuk kishte kompetencë, nuk kishte autoritet Hashim Thaçi ta bërë këtë gjë atëkohë. Ne kishim këtë përshtypje që nuk kishte një strukturë solide ose të konsoliduar komandës që dikush të ishte në nivel të lartë në Prishtinë dhe të jepte urdhra të cilat më pas do të çonin në veprime ose në operacione të caktuara në terren nëpër zona operative. Komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderueshme dhe ekzistonte vullneti i tyre për të vepruar me kokën e tyre kur ata e mendonin të përshtatshme”, tha Durkee.
“Domethënë nuk kishte një zinxhir të konsoliduar komande në kuptimin e koordinimit të drejtpërdrejtë të komandës siç domethënë në ushtrinë perëndimore”, deklaroi ai.
Ai tha se organizatat apo grupet kriminale ishin shumë kohë para nisjes së luftës, prandaj, sipas tij, dhuna që ndodhi në vend pas luftës nuk është se ndërlidhet patjetër me luftën.
“Sipas mendimit tim, dhe kjo mbështetet në informacionet që janë dhënë nga persona të punësuar në KFOR e UNMIK. Disa prej tyre ishin organizata ose grupe kriminale që kishin kohë që ekzistonin, dhe nuk është se kishin të bënin me luftën, por bëhej fjalë për konflikte mes grupeve të ndryshme armiqësore ndaj njëri-tjetrit të cilët mundoheshin që të depërtonin apo të kryenin veprimtari në një fushë të konfliktit, dhe pastaj kishte edhe grupe tjera që funksionin në mënyra të ndryshme”, u shpreh Durkee.
“Perceptimi im, por edhe i UNMIK-ut dhe KFOR-it, ishte që refugjatët që po ktheheshin, të dëbuar nga forcat e Millosheviqit nga Kosova, në dimrin e egër ‘98-‘99, po ktheheshin në fshatrat e tyre dhe po shikonin se shtëpitë dhe pronat e tyre ishin shkatërruar, miqtë, shokët dhe fqinjët nuk ishin më aty. Kishte nivele të ndryshme të shkatërrimit të jetës së përditshme të jetës së shqiptarëve të Kosovës. Shumë prej tyre reaguan me dëshirën për hakmarrje e mëri, me inat”, tha ai më tutje.
Ai tha se shqiptarët e kthyer në shtëpitë e tyre pas përfundimit të luftës, ndiheshin se ishin tradhtuar nga persona që ishin rritur bashkë me ta.
“Nëse shohim se çfarë ka ndodhur në pranverën ‘99, dhe veprimtaritë nuk kishin të bënin vetëm me kontrollin e qeverisë serbe, por edhe të grupeve paramilitare, të cilat ishin zhvilluar në popullsinë serbe në Kosovë. Dhe në shumë vende, këta banorë lokalë serbë jepnin informacion sa i takon se ku duhet të përqendroheshin forcat serbe. Kjo është dirigjuar kryesisht nga MPB-ja serbe”, tha Durkee.
Ndër të tjera, ai foli edhe për Kanunin, si dhe për grupe kriminale që funksionin në Kosovë në periudhën e pasluftës.
Tutje, ai tha se UÇK-ja nuk kishte një strukturë solide të konsoliduar komande, “që dikush të ishte në nivel të lartë në Prishtinë dhe të jepte urdhra që më pas do të çonin në veprime apo operacione të caktuara në terren”.
“Komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderushme dhe ekzistonte vullneti i tyre për të vepruar me kokën e tyre kur e konsideronin të përshtatshme”, tha ai.











