Këshilltari i Xhavit Halitit – Bajram Gecajt: E vërteta është se FARK nuk ka pasur

Këshilltari i nënkryetarit të PDK-së Xhavit Haliti, Arton Muhaxheri i është kundërpërgjigjur ish-zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, për FARK-un.
Muhaxheri ka akuzuar Gecajn se po e shtrembëron të vërtetën rreth ekzistencës së FARK-ut, për të cilin dha argumentet e tij Haliti në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin.
Reagimi i plotë në Facebook:
Bajram për hatër te askujtë nuk mund ta shtrembërojmë të vertetën, dhe e verteta eshte se FARK mund të ketë pasur kudo por vetem në Kosovë jo.
Pajtohuni me kete gje sepse ne kete rast nuk mund te ju ndihmojmë.