,

Këshilltari i Kurtit shpërndan shkrimin ku Abdixhiku quhet “skizofren i vogël”

Hysamedin Feraj është njeri i përfolur shumë në media. Jo për punën, sa për atë se çfarë shkruan në profilin e tij në Facebook. Shpesh ai bëhet kryelajm për shkak të gjuhës së ashpër që përdorë në profilin e tij.

Njëjtë ka ngjarë edhe sot. Por Feraj, që ëshë këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, nuk ka shkruar, por ka shpërndarë një shkrim të Elvis Hoxhajt, aktivistit të LVV-së nga Shqipëria.

Në këtë status, ofendohet rëndë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili quhet “skizofren i vogël”.

“Kuptova vetëm se skizofreni i vogël Lumir, nuk di se si të jetë kryetari në fazën e tretë të LDK-së. Sepse mendojeni mirë: pas fytyrës së LDK-së, Rugovës, vjen shfytyrimi i LDK-së, Mustafa. I gjori Lumir nuk po di a t’ketë a mos ketë fytyrë. Në pritje të përfundimit të reflektimit, për me kalu kohën, shpiku grupin e Tiranës.” – shkroi z. Hoxhaj, të cilin status e shpërndau z. Feraj.

Related Posts