Këshilltari i Bislimit e pranon që Zvicra organizon takime mes politikanëve- A u takuan fshehurazi me Gjuriqin?

Klisman Kadiu, këshilltari i Besnik Bislimit, ka reaguar pas raportimit të mediave zvicerane se si Zvicra ka organizuar takime joformale në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në Facebook, Kadiu ka konfirmuar se Zvicra organizon takime çdo vit me politikanë e qeveritarë, por ka mohuar të ketë ndodhur një takim i fshehtë mes Bislimit dhe Marko Gjuriqit.

“Por këto takime nuk janë “të fshehta”. Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator në këtë mandat, në procesin e dialogut, nuk ka patur takime “të fshehta”, e aq më pak me Marko Gjuriq. Në njërin nga këto takime në Zvicër, ka qenë i ftuar si folës edhe zëvendëskryeministri por në atë takim nuk ka qenë pjesëmarrës Gjuriq. Pra Zëvendëskryeministri Bislimi, nuk ka patur asnjë takim në Zvicër me Marko Gjuriq dhe kurrë nuk e ka takuar atë”, shkroi ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është i gjerë dhe përfshin shumë akterë ndërmjetësues. Krahas BE-së, ka edhe vende partnere e mike të cilat organizojnë iniciativa të ndryshme për ndërmjetësim mes palëve. E tillë është edhe Zvicra, që e bën këtë përmes Departamentit për Punë të Jashtme, dhe organizon çdo vit takime me shoqëri civile, ekspertë, politikanë dhe qeveritarë nga të dy shtetet. Shprehim mirënjohjen ndaj Zvicrës për angazhimin dhe përkushtimin e saj.
Por këto takime nuk janë “të fshehta”. Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator në këtë mandat, në procesin e dialogut, nuk ka patur takime “të fshehta”, e aq më pak me Marko Gjuriq. Në njërin nga këto takime në Zvicër, ka qenë i ftuar si folës edhe zëvendëskryeministri por në atë takim nuk ka qenë pjesëmarrës Gjuriq. Pra Zëvendëskryeministri Bislimi, nuk ka patur asnjë takim në Zvicër me Marko Gjuriq dhe kurrë nuk e ka takuar atë.

Lexo edhe:

Gazeta zvicerane zbulon takimet e fshehta të Bislimit me Gjuriqin në Solothurn: Vite të tëra s’u mor vesh asgjë