Zyra e Presidencës ka njoftuar se sot nga ora 15:00 një delegacion i Shtëpisë së Bardhë do të vijë në Kosovë, ku do të priten nga presidentja Vjosa Osmani.
“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Mësohet se zyrtarët amerikanë që do të jenë pjesë e delegacionit të Shtëpisë së Bardhë e që do të priten nga Presidentja Osmani janë:
Elizabeth Sherwood-Randall- asistente e Presidentit të ShBA-së për Siguri Kombëtare;
Curtis Reid- Drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare;
Hillary Hurd– Këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare;
Holly Holzer- Koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE).
Ky delegacion do të shoqërohet edhe nga Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier.
Presidenca nuk ka dhënë sqarime lidhur me natyrën dhe arsyet e kësaj vizite.