Zëvendësi i tij kritikoi më pas masën e përkohshme të vendosur për Kuvendin nga Gjykata Kushtetuese. Për Glauk Konjufcën vendimi final duhet të jetë o legjitimim, o zgjedhje – ndryshe s`bën.
Për ta drejtuar qeverinë e re, Konjufca e mandatoi atë që tha se është me i votuari në Republikë, Albin Kurtin.
Kurti që mori aminin e delegatëve, fjalën para tyre e nisi butë duke shtjelluar synimet për qeverisje. Më pas kaloi edhe tek sulmi i vendimit më të ri të anëtarëve të Kushtetueses, e cila tha se u bë hije politike e opozitës.
Pa faj nuk i la as mediat, që thirri për bojkot pasi sipas tij, po ia shtrembërojnë sukseset e qeverisjes së tij.
Albin Kurti tha se u akuzua së fundi nga Aleksandar Vuçiq, se po ia nxit protestat nga Prishtina, por se sipas tij, ky vetëm ia ka zbehur ndikimin në Kosovë përmes çmontimit të bandave kriminale në veri të Republikës./Klankosova.tv