Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet për nisjen e prodhimit të mjeteve ushtarake dhe të emergjencave civile në shërbim të Forcave të Armatosura.
“Hedhim një tjetër hap të rëndësishëm drejt rikthimit të industrisë ushtarake shqiptare si një faktor modern dhe i besueshëm, në shërbim të Forcave të Armatosura, Mbrojtjes civile dhe sigurisë kombëtare.
Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet për nisjen e prodhimit të mjeteve ushtarake dhe të emergjencave civile përmes krijimit të një shoqërie të përbashkët mes shoqërisë kombëtare të prodhimit ushtarak ‘KAYO’ sh.a dhe partnerëve privatë”, ka shkruar Vengu në “Facebook”.
The post Këshilli i Ministrave miraton nisjen e prodhimit të mjeteve ushtarake në Shqipëri appeared first on Kosovapost.net.