Këshilli i Evropës ndalon përkohësisht përdorimin e armëve zanore në Serbi pas incidentit në protestë

Masa e përkohshme u mor më 29 prill nga një Dhomë me shtatë gjyqtarë, si reagim ndaj kërkesës së 47 qytetarëve serbë që ishin prekur gjatë incidentit nga një top zanorë.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, nëpërmjet një vendimi, ka urdhëruar Serbinë që të ndalojë përdorimin e armëve zanore për kontrollin e turmave, pas protestës masive në Beograd më 15 mars.

Masa e përkohshme u mor më 29 prill nga një Dhomë me shtatë gjyqtarë, si reagim ndaj kërkesës së 47 qytetarëve serbë që ishin prekur gjatë incidentit nga një top zanorë.

Protestuesit, të cilët po mbanin një minutë heshtje për viktimat e shembjes së stacionit hekurudhor në Novi Sad, thanë se ishin goditur nga tinguj të fortë dhe valë zanore që shkaktuan panik, frikë, të vjella dhe probleme të dëgjimit.

Gjykata vuri në dukje se përdorimi i këtyre pajisjeve është i paligjshëm në Serbi dhe paralajmëroi për rrezikun serioz që paraqesin për shëndetin publik.

“Gjykata i tregoi Qeverisë që, deri në një njoftim të mëtejshëm, çdo përdorim i pajisjeve zanore për kontrollin e turmës (përveç për qëllime komunikimi) duhet të parandalohet në të ardhmen. Ajo vuri në dukje se përdorimi i armëve të tilla për kontrollin e turmës ishte i paligjshëm në Serbi dhe, në veçanti, se mund të shkaktonte pasoja serioze shëndetësore për një numër të madh personash”, thuhet në komunikatën për media.

Vendimi nuk paragjykon se a ka ndodhur vërtet përdorimi i armës zanore, por i hap rrugën një aplikimi të mëtejshëm nga qytetarët në Gjykatë brenda një muaji.