“Këshillat e Guardiolës do të më shoqërojnë gjatë gjithë karrierës, ja çfarë më tha”

Pas ndeshjes miqësore midis Palermos dhe Manchester City, video që tregon Pep Guardiolën, trajnerin e “Citizens”, duke biseduar në mes të fushës së “Barbera” me Giacomo Corona, sulmuesin e ri, u bë “virale” në internet.

“Pas ndeshjes u mblodhëm të gjithë në mesfushë, – shprehet ai për “La Repubblica”. – Ishte një atmosferë e bukur, gjithë përqafime dhe buzëqeshje. Guardiola na u afrua dhe filluam të flisnim. Ishte diçka spontane, jam i lumtur që ndodhi pikërisht me mua.

Më tha të punoj shumë, shumë, edhe në aspektin fizik. Më inkurajoi të mos dorëzohem. Ishte një moment jashtëzakonisht emocionues. Fjalët e kësaj legjende të futbollit do të më shoqërojnë gjatë gjithë karrierës sime.

Çfarë i thashë unë? Isha i emocionuar. Nuk e prisja. Vetëm buzëqesha dhe i thashë: Faleminderit mister, do ta bëj”.

 

The post “Këshillat e Guardiolës do të më shoqërojnë gjatë gjithë karrierës, ja çfarë më tha” appeared first on Telesport.