KESCO ka njoftuar se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar. Përmes një komunikate për media, kjo kompani ka treguar se aktualisht vetëm njësia A3 është duke prodhuar energjisë rreth 110 megavatë sot. Pjesa tjetër e kërkesës, ka bërë me dije KESCO, do të mbulohet përmes importit të energjisë.
“KESCO njofton publikun se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar. Njësia A3 është duke prodhuar rreth 110 megavatë sot, ndërsa pjesa tjetër e kërkesës do të mbulohet përmes importit të energjisë. Në të njëjtën kohë, konsumi i përgjithshëm ka shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, kryesisht për shkak të përdorimit më të madh të kondicionerëve si pasojë e temperaturave të larta”, është thënë në komunikatën e KESCO-së.
Kjo kompani ju ka bërë thirrje qytetarëve që të kuresoejn energjinë elektrike.
“Për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje, KESCO ka siguruar importet e nevojshme nga tregjet ndërkombëtare dhe po vazhdon të punojë intensivisht për të përmbushur nevojat në rritje për energji. I bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të ndihmojnë në kursimin e energjisë, veçanërisht përmes përdorimit më efikas të pajisjeve për ftohje. Çdo kilovat-orë i kursyer ndihmon në lehtësimin e ngarkesës në sistem dhe ul koston e përgjithshme të energjisë — duke përfituar të gjithë nga kjo. KESCO falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”,thuhet në komunikatë.
The post KESCO: Vetëm njësia A3 është duke prodhuar energji appeared first on Kosovapost.net.