Kesco u çon sms qytetarëve, u kërkohet ta kursejnë energjinë elektrike

KESCO u ka dërguar SMS qytetarëve që ta kursejnë energjinë elektrike.

KESCO thotë se sistemi është mbingarkuar për shkak të konsumit të lartë të energjisë.

SMS i plotë:

“Konsumi i energjise eshte shume i larte.

Sistemi eshte i mbingarkuar.

Ju lutemi kurseni energji dhe shmangni perdorimin e pajisjeve njëkohësisht”, thuhet në SMS e dërguar në numrat e telefonit të qytetarëve.