Nga nesër dhe ditët në vijim do të ketë mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e KESCO-s, ku thuhet se në rastin më ekstrem, e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët e Kosovës do të duhet të mbulohet përmes importit.
Derisa, KESCO është duke ndërmarrë të gjitha përpjekjet për të siguruar furnizimin e nevojshëm dhe për të garantuar qëndrueshmëri në sistem.
Madje, KESCO u ka bërë thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike.
“Pavarësisht sfidave të mëdha logjistike dhe kostos së lartë të energjisë në tregjet ndërkombëtare, KESCO është duke ndërmarrë të gjitha përpjekjet për të siguruar furnizimin e nevojshëm dhe për të garantuar qëndrueshmëri në sistem. Megjithatë, importimi i një sasie kaq të madhe paraqet vështirësi të konsiderueshme si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai financiar. Për të minimizuar ndikimin e kësaj situate, KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të aplikojnë masa të menjëhershme të kursimit të energjisë elektrike. Çdo kilovat-orë e kursyer ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit dhe në zvogëlimin e kostos së përgjithshme, që përndryshe do të rëndonte mbi të gjithë ne”, thuhet në njoftimin e KESCO-s
The post KESCO paralajmëron mungesë të prodhimit të energjisë elektrike nga nesër – Thirrje për kursim appeared first on Kosovapost.net.