Kërkuan 40 mijë euro nën presion, dy shtetas të Shqipërisë dyshohen për ‘detyrim’ në Prishtinë

Një rast i dyshuar i shantazhit është raportuar në Prishtinë dhe aktualisht është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit policor, më 8 janar një burrë ka raportuar se më 4 janar rreth orës 18:30, dy persona të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe i kanë kërkuar një shumë prej 40 mijë eurosh.

Të dyshuarit, sipas ankuesit, i kanë caktuar afat deri më 11 janar për dorëzimin e parave të gatshme, të cilat është kërkuar të dërgohen në shtëpinë e njërit prej tyre.

Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Detyrim”.