Kërkon të shpërthejë me Inter, sulmuesi: Po ndërtojmë një ekip me mentalitet fituesi

Pas një sezoni zhgënjyes, ku nuk fitoi asnjë trofe, skuadra e Inter përgatitet për t’u rikthyer si protagoniste në Serie A dhe Europë. Një nga lojtarët që kërkon të thotë fjalën e tij është Pio Esposito.

Ai realizoi edhe një gol në barazimin 2-2 kundër Monza në miqësore: “Goli ishte një ndjesi e mrekullueshme, jam i lumtur që fituam me penallti. Po ndërtojmë një ekip me mentalitet fituesi”.

Duke folur për trajnerin Chivu, ai tha: “Kam shumë mirënjohje dhe vlerësim për të. Kemi një lidhje të veçantë, pasi jemi rritur së bashku si lojtar dhe trajner, është një histori e bukur“.

Në fund, Pio Esposito u shpreh edhe për perspektivat e sezonit: “Ne duam të synojmë fitoren si gjithmonë, ndaj po punojmë shumë.”

The post Kërkon të shpërthejë me Inter, sulmuesi: Po ndërtojmë një ekip me mentalitet fituesi appeared first on Telesport.