Real Madrid e mbyll merkaton e kësaj vere me katër transferime të bujshme, Alexander Arnold, Dean Hujisen, Alvaro Carreras dhe Franco Mastantuono. Pavarësisht këtyre transferimeve, Xabi Alonso kërkoi nga drejtuesit e klubit dhe një përforcim në mesfushë, por që nuk u realizua dot.
Në këtë situatë, Xabi Alonso duket se e ka gjetur brenda ekipit mesfushorin që kërkonte në merkato.Trajneri bask do të aktivizojë në mesfushë David Alaba, roli i tij natyral është qendërmbrojtës ose mbrojtës i majtë, por te Bayern dikur ka provuar të luajë edhe në mesin e fushës, gjë që duket se do ta bëjë edhe këtë sezon te Real Madrid.
Austriaku u përfol për një largim të mundshëm këtë verë, duke ditur që ende nuk ka dhënë atë që pritej me fanellën e Real Madrid, këtu kanë ndikuar edhe dëmtimet e shumta. Megjithatë, Xabi Alonso ka vendosur ta mbajë në ekip dhe ta aktivizojë në një rol tjetër, në mesfushë.
The post Kërkoi një mesfushor, por drejtuesit nuk ia plotësuan dëshirën. Xabi Alonso e gjen direkt zgjedhjen appeared first on Telesport.