Kërkoi hetim për exitpollet, Maliqi thotë se është përpjekje e Kurtit për të vazhduar luftën e tij kundër mediave kritike

Publicisti Agon Maliqi ka thënë se deklaratat e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për hetim të exitpolleve që nxorën PDK-në të parën në Mitrovicë është një përpjekje e tij për të vazhduar luftën e tij sistematike kundër mediave.

“Kushdo qe e ndjek politiken ndërkombëtare e di se Exit Polls deshtojne shpesh edhe ne vendet me demokratike. Kjo mund te ndodh ne kontekstin e ndonje presioni ndaj votuesve (turp apo frike) per ta shprehur publikisht preferencen. Fakti se kane gabuar te gjitha kompanite ne Mitrovice dhe se kane qene pak a shume te sakta ne komunat e tjera tregon se te kjo gare mund te kete ka pasur nje problem me sinqeritetin e responenteve apo edhe me kontrollin e cilesise se anketimit, i cili duhet te analizohet. Mjafton qe nje perqindje fare e vogel e respondenteve te mos pergjigjen sinqerte, apo qe te refuzojne te pergjigjen, qe rezultati te devijoje dramatikisht. Nese vetem 4% te respondenteve e thone te kunderten e asaj qe kane votuar ne nje gare me dy kandidate, dallimi ne rezultat nuk eshte 4% por 8%, sepse i shtohen njerit dhe i hiqen tjetrit. Gjithashtu nuk perjashtohet mundesia qe kompanive t’u jene infiltruar militante qe i kane futur te dhenat gabim dhe se kemi te bejme me mungese te kontrollit te cilësisë”, ka shkruar Maliqi.

Ai ka thënë se “Exit Polls fundja nuk kane kurrefare ndikimi ne rezultat, thjesht jane produkt mediatik qe sherbejne per ta shuar me shpejt kurreshtjen e publikut i cili ashtu keshtu e merr rezultatin brenda disa oreve. Sherbejne shpesh edhe pozitivisht per te identifikuar mundesine e manipulimit te votave. Nga gabimet e Exit Polls me se shumti ne fakt humbin vete mediat dhe kompanite e kontraktuara te cilat e paguajne koston e reputacionit. Perpjekja e Kurtit per t’i paraqitur exit polls dhe mediat si me synime kriminale eshte thjesht perpjekje per ta shfrytezuar rastin dhe per ta vazhduar luften e tij sistematike kunder mediave kritike”